Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1.5kmh
100 %
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
4 °
Mar
1 °
E premte, 21 Janar, 2022

Shenjtërimi i Nënë Terezës, Soreca: Angazhimi i saj për të ndihmuar të tjerët shërben si një shembull për të gjithë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Më 5 shtator 2016, botës i shtua një shenjtor, ajo është Nënë Tereza. Sot është 5 vjetori i shenjtërimit të saj.

Me një mesazh përkujtimi për të e ka nisur ditën ambasadori i BE, Luigi Soreca. Soreca me anë të një postimi në twitter shkruan se ne po jetojmë në një kohë kur ndihma humanitare është thelbësore, teksa shkruan se angazhimi i Nënë Terezës për të ndihmuar të tjerët shërben edhe sot si një shembull.

“Nëse nuk mund të ushqeni njëqind njerëz, atëherë ushqeni vetëm një”. Ne po jetojmë një moment kur ndihma humanitare është thelbësore. Angazhimi i palëkundur i Nënë Terezës për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë shërben si një shembull i gjallë për të gjithë ne.

Gëzuar Ditën e Shën Nënë Terezës Flamuri i Shqipërisë” shkruan Soreca në postimin e tij.

Nënë Tereza lindi në vitin 1910 nga prindër shqiptarë. Ajo i mori mësimet e para në një shkollë në qytetin e Shkupit dhe në moshën 18 vjeçare u dorëzua murgeshë. Pasi u specializua në Irlandë u vendos në Indi, ku në vitin 1950 themeloi urdhërin e saj të murgeshave të quajtur Misionarët e Bamirësisë. Nga ky moment Nënë Tereza do të bëhej nënë e të gjithëve dhe jetën e saj do t’ia dedikonte tërësisht të varfërve. Urdhëri i Nënë Terezës numëron mbi 4000 misionarë dhe është shtrirë në mbi 100 vende të botës.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img