Tirana
broken clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
57 %
5.1kmh
75 %
Hën
24 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
26 °
Pre
20 °
E hënë, 27 Shtator, 2021
spot_img

‘Shengeni Ballkanik Serbi-Mal i Zi-Maqedoni e Veriut’, reagon PDIU: E papranueshme lënia jashtë e Kosovës, marrëveshja zvarrit hyrjen në BE

spot_img

Lajme të ngjashëm

4683fb1fed3f64806a1c7355fa0745ee

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) ka reaguar për marrëveshjen “Shengeni Ballkanik” të firmosur nga kryeministri Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

PDIU e cilëson këtë nismë të panevojshme dhe të dëmshme, ndërsa thotë se është e papranueshme një nismë Rajonale që lë jashtë Kosovën dhe e pakonsultuar me të.

Sipas PDIU këto nisma do të zvarrisin hyrjen në BE.

“Shqipëria s’duhet ti japë frymëmarrje Serbisë në raport me Kosovën, por të jetë gjithmonë në krah të saj në raport me Serbinë.
Një nismë e dëmshme që risjell idenë e ish-Jugosllavisë për një Konfederatë Ballkanike. Një nismë sjell një çorientim gjeopolitik”, theksohet në deklaratë.

Deklaratë për media e PDIU:

Schengeni Ballkanik Serbi-Mal i Zi-Maqedoni e Veriut, një nismë e panevojshme dhe e dëmshme
Është e papranueshme një nismë Rajonale që lë jashtë Kosovën dhe e pakonsultuar me të.
Shqipëria s’duhet ti japë frymëmarrje Serbisë në raport me Kosovën, por të jetë gjithmonë në krah të saj në raport me Serbinë.
Një nismë e dëmshme që risjell idenë e ish-Jugosllavisë për një Konfederatë Ballkanike.
Një nismë sjell një çorientim gjeopolitik.
Shqiptarët janë të përcaktuar që në kohën e Rilindasve për të qenë pjesë e Europës, jo vetëm gjeografikisht, por dhe për tu bërë pjesë e BE-së.
Kemi që nga viti 2014 që Shqipëria ka marrë statusin e vendit kanditat, e presim hapjen e negociatave.
Rilindja e Ramës dështoi për të disatën herë dhe këtë vit për hapjen e negociatave, e na servir një nismë mediokër e pa asnjë impakt për qytetarët.
Këto nisma duken si alternativa ndaj integrimit evropian, pra si paradhoma pritje që do zvarrisin hyrjen në BE prandaj është më mirë ti shmangim.
Çorientim gjeopolitik- Ne kemi partner kryesor tregtar BE-në dhe vullneti i 98 përqind i Shqiptarëve është të shohim nga perëndimi, s’kemi asnjë arsye të thellojmë lidhjen me lindjen.
Boll më me megallomaninë e liderit rajonal, ne duhet të kryejmë me kokën ulur detyrat e shtëpisë për të arritur standartet e BE-së, demokracinë funksionale, zgjedhje të lira e të ndershme, si dhe betejën kundër kapjes së shtetit nga krimi dhe ekonomisë nga Oligarkët.

Më shumë

spot_img