Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Duma: Koncensioni i ri në shëndetësi, 96 miliardë lekë për miqtë e Ramës

Shkruar nga Newsbomb

Partia Demokratike nëpërmjet Koordinatores për Media, Grida Duma ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama së është duke favorizuar miqtë e tij në koncesionin e ri që do të jepet në shëndetësi për sterilizimin e veglave kirurgjikale dhe dezinfektimin e sallave.

Sipas Dumës, këto 96 miliardë lekë do të jepen me 30 Mars për klientët e preferuar të qeverisë, me një procedurë aspak transperante, ndërsa norma e fitimit në këtë rast do të jetë të paktën 70%.

“Dokumentat që po ju paraqesim në këtë  ekran, gjatë ditës së sotme janë hequr dhe janë vënë disa herë në portalin e Agjensisë së Prokurimit. Bëhet fjalë  për një nga tenderat më të rëndësishëm të spitaleve dhe qendrave shëndetësore. Në fakt, një nga tenderat më të rëndësishëm të jetës së njeriut. Momentin kur ai hyn në sallën e operacionit. 96 miliardë lekë do të jepen për sterilizimin e veglave kirurgjikale dhe dezinfektimin e sallave. Këto 96 miliardë lekë do të jepen me 30 Mars për klientët e preferuar të qeverisë, me një procedurë aspak transperante. Aktualisht, ky shërbim kryhet në shifra shumë më të vogla, dhe madje me përgjegjësi më të madhe. 96 miliardë lekë janë një shumë që e tejkalon disa herë koston e këtij shërbimi. Sipas specialistëve të fushës, norma e fitimit në këtë rast është të paktën 70%”, ka thënë Duma.

PD ka kërkuar nga kryeministri Rama që të tërhiqet nga ky projekt dhe ka tëhën se kur drejtësia të vijë ai dhe ministri Ilir Beqja do të mbajnë përgjegjësi për këto abuzime.

“Partia Demokratike i kërkon qeverisë të tërhiqet nga ky projekt abuziv, korruptiv. Ne i bëjmë me dije sot kryeministrit dhe ministrit të shëndetësisë, se kur drejtësia të vijë, do të mbajnë përgjegjësi për shpërdorimin e abuzimin e pafre me paratë e qytetarëve të vendit”, ka theksur Duma në deklaratë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed