Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
2.1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
38 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Shemsi Prençi paralajmëron shira në orët e mesnatës: Qeveria nuk po reagon, ja zonat më të kërcënuara

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

3784f33c34a8f7b403d432c33d421e00

Ish-kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi ka paralajmëruar se në orët e mesnatës së sotme do të ketë reshje të dendura shiu dhe si pasojë do të ketë përmbytje.  

Në Ora News, Prençi rriti alarmin se zona më e kërcënuar është ajo veripërëndimore e Shqipërisë.

Prençi kërkoi gatishmëri edhe nga qeveria, që sipas tij nuk po reagojnë në momentin e duhur.

“Sot ndodhemi në një situatë tepër të renduar. Mbrëmë gjatë natës, në pjesën e Malësisë së Tiranës ka pasur reshje me intensitet tepër të lartë, gjë e cila u reflektua në Shijak e Sukth, ku me dhjetëra e qindra familje janë nën ujë. I njëjti efekt ka qenë dhe në zonën e Nën Shkodrës për shkak të shkarkimit të hidrocentraleve. Sonte pas orës 22:00 pritet një intensitet i shtuar reshjesh në zonën veriore dhe verilindore të Shqipërisë që do të përkthehet në mëngjes me efekte në zonën veriperëndimore të Shqipërisë. Unë nuk kam parë ndonjë zyrtar të lartë të shtetit të dalë e të komunikojë opinionin publik për të rritur gatishmërinë që të mos të kemi viktima, të paktën në njerëz e bagëti në zonat me risk të lartë. Ne një pjesë të lumenjve, i kemi me argjinatura të pa konstruktuar ndër vite. Edhe pse radhën e parë nga shteti u reagua me shumë vonesë, sidomos dje dhe sot unë nuk kam parë reagime. Kam qenë në zonën e Sukthit dhe nuk kam parë asnjë zyrtarë duke operuar në terren. Rreth orës 13:00 ka dale nga shtrati lumi i Erzenit dhe ka vërshuar për në lagjen nr. 2 në Sukth dhe atje nuk ka struktura të emergjencave civile dhe të ushtrisë për t’i shkuar në ndihmë banorëve”, tha Prençi.

Më shumë

spot_img
spot_img