Hapësire reklamuese

Sporti

Shembulli se si Gianni De Biasi duhet të menaxhonte situatën me të larguarit

Shkruar nga Newsbomb

Që prej ditës së djeshme zgjedhja e detyruar e Gianni de Biasit për të larguar katër lojtarë nga ekipi që do të udhëtojë drejt Francës, ka qenë temë qëndrore e diskutimeve në media dhe rrjetet sociale.

Ish-lojtari i Kombëtares, Roland Luci në një koment të gjatë për këtë situatë shkruan se De Biasi nuk u tregua mjaftueshëm profesionist me lojtarët e larguar. Ai jep shembullin e trajnerit të Austrisë, i cili kishte njoftuar lojtarin e larguar dy javë përpara se lista të bëhej zyrtare, si dhe kishte diskutuar për pozicionin e tij në ekip.

“Mbrëmë mbas ndeshjes me Maltën u pyet traineri i Austrisë se cili lojtar do të duhej të mos udhëtonte me ekipin drejt Francës dhe përgjigja ishte sa direkte, aq dhe elegante e njerëzore – ai përmendi lojtarin, një djalë i ri të cilit grumbullimi i kishte vlejtur si përvojë e vyer dhe me të cilin kishte folur dhe kishte sqaruar pozicionin e tij të mundshëm në ekip që dy javë përpara”, shkruan ndër të tjera Luci.

Me pak fjalë, ndoshta do të ishte e udhës që Milot Rashica apo Herolind Shala të ishin njoftuar paraprakisht se mundësitë e tyre për të marrë pjesë në Kampionatin Europian ishin të pakta, por stërvitja e tyre me Kombëtaren do ishte një eksperiencë e vyer që do i shërbejë në të ardhmen.

Sigurisht që situata komplikohet me Berat Gjimshitin dhe Amir Rrahmanin, mospjesëmarrja e tyre ishte vërtet surprizë, por sipas ish-trajnerit të Vllazninsë, Lucit, lajmi nuk duhet t’u vinte si “bombë” në ditën e fundit. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu