
Futbollistit, Marcus Rashford do t’i akordohet Çmimi ‘Qytetari i Manchester’ për ta falenderuar për fushatën e ofrimit të vakteve falas, zhvilluar gjatë muajve të verës për fëmijët e varfër.
Çmimi vlerëson “kontribut të zakonshëm dhe të jashtëzakonshëm për qytetin”.
Rashford ndihmoi nxënësit e shkollave me 5 mijë vakte ushqim falas çdo ditë, duke fituar zemrat e të gjithëve.
Për këtë ai ka nisur një peticion për t’i dhënë fund mungesës së ushqimeve në shkolla dhe deri më tani ka marrë më shumë se 990.000 nënshkrime.
Me mbledhjen e firmave të mjaftueshme, peticioni do të dorëzohet në parlamentin anglez ku do të miratojë vendimin për subvencionimin e të gjithë atyre biznese që ndihmojnë në zhdukjen e urisë tek fëmijët anglez edhe gjatë pushimeve të verës.
?Herne Bay pic.twitter.com/wfph9PMuCM
— Marcus Rashford MBE (@MarcusRashford) October 25, 2020