Hapësire reklamuese

Social Bomb

Shembull FANTASTIK nga Domja! Kur të gjithë ishin nëpër plazhe, këta vogëlushë dolën për të pastruar fshatin

Shkruar nga Newsbomb

Një shembull fantastik na vjen nga fshati periferik i Tiranës, Domja, që tashmë po kthehet në një atraksion turistik falë Blerina Bombajt e cila ka ndërtuar aty një fermë.

Pikërisht Blerina ka inicuar këtë aksion që ajo e ka ‘pagëzuar’ si ‘marrëveshje për fshatin’.

Marrëveshjen e ka bërë pikërisht me këta vogëlushë të së ardhmes të cilët kanë dalë nëpër rrugë, atëhere kur të gjithë ishin nëpër plazhe dhe kanë mbledhur disa thasë me mbeturina.

‘Sot ishim vetëm kaq! Dhe pastruam një rrugë të tërë, e grumbulluam qindra ambalazhe të hedhur përtoke. Rrugës, nje vendali emigrant që i pa kalamajtë duke punuar, ndaloi dhe ju dha nje kontribut të vogël. Të dielën tjetër shpresoj të jemi më shumë’, shkruan Blerina Bombaj duke njoftuar kështu se aksioni për pastrimin e Domjes do vazhdojë.

Screenshot_6.jpgScreenshot_7.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll