
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Alfred Rushaj, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me banorët e zonës së “5 majit”, në Tiranë.
Rushaj tha se qeveria po tallet me rreth 5 mijë banorë të zonës me kontratat e qerasë, duke shkelur ligjin dhe kushtetutën.
“Kontrata është një turp. Aty thuhet po ta prish shtëpinë dhe të premtoj se pak më vonë do të të them, nëse do të marrësh apo jo shtepi, kur, ku dhe si do ta marrësh. Duhet lexuar kontrata për të parë sesi qeveria tallet me njerëzit.”, tha zoti Rushaj.
Banorët e zonës “5 Maji” vunë në dukje se aty jo vetëm nuk ka shkuar asnjë deputet i PS, por asnjë nga institucionet, përfshirë dhe kryeminstrinë nuk përgjigjen për t’u dhënë shpjegime.
”Këta i kanë bllokuar legalizimet, se kanë interesat e veta me vjedhë pronat tona”, thanë ata.