Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shembje dherash në rrugën Klos-Qafë Buall,banorët apel shtetit: Na rrezikohen banesat

Shkruar nga Newsbomb
Shembje dherash në rrugën Klos-Qafë Buall,banorët apel

Reshjet e dendura të shirave të rënë përgjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar një sërë problemesh në Qarkun e Dibrës.  Burime për mediat bëjnë me dije se si pasojë e reshjeve të shiut një masiv i madh dheu ka mbuluar rrugën nacionale Klos-Qafë Buall në fshatin Kloskatund.

Si pasojë qarkullimi i mjeteve në këtë segment është bllokuar për disa orë, ndërkohë nga rrëshiqtja e dherave në këtë zonë rrezikohen edhe disa bansesa.

Banorët i kanë bërë apel autoriteteve që të ndërhyjnë sa më shpejt pasi banesat e tyre rrezikohen të shemben.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese