Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
81 %
2.1kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
E martë, 4 Tetor, 2022

Shembja e ndërtesave të rrezikshme, paralajmëron avokatja: Prishja e provave garanci e munguar për procesin penal

spot_img

Lajme të ngjashëm

Avokatja Denisa Daka ka paralajmëruar se me bashkimin e ndërtuesve në aksionin e shembjes së ndërtesave, atyre do u jepet rasti, sipas saj, të prishin provat që i implikojnë si fajtorë a bashkëpunëtorë në këtë krim makabër.

Avokatja shprehet se në këto kushte procesi penal që pritet të nisë kundra tyre, për nxjerrjen e shkallës së përgjegjësisë për secilin ndërtues është e destinuar të dështojë.

Daka thekson se lejimi i prishjes së provave në një proces hetimi është njësoj si të vendosësh të vizitosh një pacient, pasi ai të ketë vdekur.

Postimi i plotë:

Pas nje njoftimi zyrtar te bere publik, ndertuesit do t’i bashkohen aksionit per prishjen e banesave te shpallura te rrezikshme ne Durres, ne bashkepunim me IKMT.

Te gjitheve bashke do t’u jepet rasti fatlum, te prishin perpos ndertesave famekeqe te cilat mbajne vulen e tyre dhe te vetmet prova qe i implikojne keta te fundit si fajtore a bashkepunetore ne kete krim makaber.

Ne keto kushte e me shume gjase, procesi penal qe pritet te nise kundra tyre, per nxjerrjen e pergjegjesise a shkalles se pergjegjesise se secilit, eshte i destinuar te deshtoje.

Provat, te lidhura ngushtesisht ne çdo rast me vepren penale, te cilat percaktojne ne menyre te pakundershtueshme pasojat e ardhura prej saj, fajesine ose pafajesine e çdo individi, po orvaten te zhduken me çdo kusht e sa me pare.

Keto prova ishin detyrim ligjor per t’u siguruar menjehere nga akuza,, duke bere te mundur kryerjen e menjehershem te nje ekspertimi tekniko-ligjor, indicie e forte kjo per te nisur e vijuar nje hetim te drejte e te paanshem, i cili do t’i hapte rruge dergimit ne banken e te akuzuarve te dhjetra fajtoreve a bashkepunetore ne kete krim.

Nese procesi nuk do te jete trasparent e i paanshem do te humbase besimin e publikut e te demtuarve posaçerisht.

Te lejosh te prishesh provat a te mos sigurosh proven ne nje proces hetimi, eshte njesoj si te vendosesh te vizitosh nje pacient, pasi ai te kete vdekur.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img