Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
44 %
4.1kmh
75 %
Pre
26 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
28 °
Mar
24 °
E premte, 17 Shtator, 2021
spot_img

Shembja e ndërtesave në Velipojë/ Përplasje mes pronarëve dhe IKMT: I kemi bërë me mund dhe djersë

spot_img

Lajme të ngjashëm

539c1b0f197bc5c4117ff83b94e5ad41

Është tensionuar situata në Velipojë ku IKMT po vazhdon me shembjen ndërtesave, për mbrojtjen e vijës ujore dhe parandalimin e ndotjes mjedisore në bregdet.

Mësohet se ka pasur përplasje mes IKMT dhe pronarëve, pasi këta të fundit shprehen se ndërtesat i kanë bërë me mund dhe me djersë.

Ndërkohë krahas prishjes së ndërtimeve pa leje, do të ketë procedim dhe ndëshkim me gjobë për subjektet në shkelje.

Kujtojmë që lidhur me këtë aksion ka reaguar PD në Shkodër e cila shprehet se shembjet janë bërë në kundërshtim të ligjit.

“Një aksion të paprecedent dhe në kundërshtim të hapur me ligjin për shembjen e disa objekteve në plazhin e Velipojës. Së pari,theksojmë që këto shembje janë bërë në kundërshtim me ligjin pasi nuk janë respektuar procedurat e njoftimit dhe aq më tepër,në një kohë kur këto subjekte kanë qënë edhe në procese gjyqësore.

Së dyti, shembjet janë bërë në mënyrë selektive,duke kursyer ndërtimet e miqve që i shërbejnë Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt për blerjen e votave”, thuhet mes të tjerash në deklaratën e PD.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img