Hapësire reklamuese

Politikë

Shembja e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, Rama: Projekti i ri është i njëjtë me të vjetrin, ndërhyrjet ishin të nevojshme për shkak të tërmetit

Shkruar nga Newsbomb
Shembja e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, Rama:

Kryeministri Edi Rama ka folur mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” për shembjen e godinës së maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”.

Ai tha se projekti i ri është i njëjtë me të vketrin, ndërsa shtoi se ndërhyrjet ishin të nevojshme për shkak se tërmeti kishte shkaktuar dëme në godinë.

“Materniteti është goditur nga tërmeti jo nga qeveria, ka raport të Institutit të Ndërtimit. Dhe gjithë ajo pjesë aty, nga pikëpamja strukturore ishte D5, e parikuperueshme. Dhe këto shqepjet janë heqje e pjesës që ishte imediatisht e rrezikshme, niveli i fundit.

E dyta: Nëse sheh projektin e ri dhe shef godinën ekzistuese është e njëjta, është përsëritje e strukturës së tullave me shtesën tjetër me xham që është një shtesë për arsye utilitare, që bëhet rëndom. Dhe sigurisht që ligji e lejon patjetër dhe një monument ku ti ndërhyn për arsye strukture, se ra tërmeti dhe nevoja që e kërkon materniteti. Gjurma rikthehet, materiali i tullës rivendoset dhe shtohet një tjetër komponent që nuk është e asaj kohe, që është e nevojshme për ta bërë maternitetin funksional për këto nevoja dhe që kombinon bashkë, të shkuarën me të ardhmen”, tha Rama.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll