Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
37 %
7.2kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
34 °
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
E premte, 23 Korrik, 2021

Shembja e maternitetit ‘’Mbretëresha Geraldinë’’, Kryemadhi: Kam sjellë në jetë tre fëmijët, me doktor Halim Kosovën; edhe mamaja ime ka punuar aty

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi gjatë një takimi me simpatizantët e LSI në Tiranë, ka folur për shembjen e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”.

Për Kryemadhin, prishja e maternitetit nuk duhet të kishte ndodhur pasi mbart kujtime për shumë nëna që kanë sjellë fëmijët e tyre në jetë. Ajo tregoi se dhe tre fëmijët e saj i ka sjellë në jetë në atë materintet, dhe se nëna e saj ka punuar aty, po ashtu.

 “Për të ardhur këtu u futa në rrugica dhe kalova nga materiniteti “Mbretëresha Geraldinë’’. Ndoshta mund të më quhet konflikt interesi që të flas për këtë gjë duke qenë një nga milionat e grave që kanë lindur në atë maternitet. Unë kam sjellë në jetë tre fëmijët tim aty me doktor Halim Kosovën dhe të gjitha mamitë që janë aty.

Emocionet mund të jenë të dyfishta pasi dhe mamaja ime ka punuar në atë maternitet.  Mungesa dhe dëshira për të shkaktërruar memorien e qytetit janë disa pasoja të cilat për momentin ne nuk i kuptojmë. Por jam e bindur se çdo nënë, baba që ka pritur fëmijën e tyre në atë maternitet kur të kthejë kokën andej do të ndjejë dhimbje. Vetëm një njeri që nuk e ndjen veten prind mund të rënojë në godinë të tillë që ndoshta për shumë arsye mund të ishte dhe objekt muze”, tha Kryemadhi.

Më shumë

spot_img
spot_img