Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
44 %
2.6kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
34 °
Pre
32 °
E hënë, 2 Gusht, 2021

Shembja e kompleksit të banimit në Florida, ende dhjetëra të pagjetur nën rrënoja

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Dhjetëra vetë figurojnë të humbur dhe besohet se kanë gjetur vdekjen nën rrënojat e një kompleks banimi, në Florida, që u shemb pjesërisht të enjten në mëngjes. Të paktën një person është konfirmuar i vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë nxjerrë deri tani gjallë nga rrënojat.

Një pjesë e kompleksit 12-katësh të banimit në zonën Sërfsajd në brigjet e Atlantikut u shemb dje në 1:30 pas mesnate. Deri në orët e vona të pasdites afro 100 vetë ende figuronin të humbur, thanë autoritetet, duke zgjuar shqetësime se numri i viktimave mund të rritet ndjeshëm. Zyrtarët nuk e dinë sa vetë ishin në ndërtesë në momentin e shembjes.

“Ndërtesa u bë petë,” tha kryebashkiaku i komunitetit Sërfsajd. “Më dhemb zemra se me sa më thotë mendja, nuk do të kemi shumë sukses për të nxjerrë njerëz gjallë”.

Për orë të tëra pas shembjes vazhdojnë përpjekjet e kërkim-shpëtimit. Ekipet nxorën një nënë dhe fëmijën e saj, pasi u detyruan t’i presin gruas këmbën, tha shefi i shërbimeve emergjente për Majamin.

Specialistët po përpiqen të futen në ndërtesë nga një garazh i nëndheshëm.

Kompleksi u ndërtua në 1981. Ai përbëhej nga apartamente me dy dhoma gjumi me një vlerë 600,000-700,000 dollarë. Në këtë zonë gjenden apartamente të vjetra me qera, shtëpi dhe komplekse banimi, restorante e dyqane që frekuentohen nga banorë të përhershëm dhe turistë. Në zonë ka plot imigrantë rusë, familje hebraike dhe banorë që jetojnë për disa muaj të vitit në Florida, kur duan të largohen nga zonat e ftohta në veri të vendit.

Më shumë

spot_img
spot_img