Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
82 %
0.5kmh
0 %
Mar
28 °
Mër
28 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
22 °
E martë, 28 Shtator, 2021
spot_img

Shembja e banesave te Unaza e Re, Gjiknuri del garant: Qeveria nuk do t’ju hedhë në rrugë, si do veprohet

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministri Infranstukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri garanton banorët që do të preken nga projekti për ndërtimin e Unazës së Re se “nuk do të mbeten rrugëve”.

 

Gjiknuri është shprehur në emisionin “Open” në Top Channel, se qindra familje që preken nga shembja e banesave të tyre do të trajtohen me qira për gati 3 vjet, derisa qeveria të zgjidhë përfundimisht çështjen për strehimin e tyre.

“Do t’i japim para për tu strehuar për tre vjet. Projekti është shumë i rëndësishëm, duhet të na mirëkuptojnë, të jenë të sigurtë qeveria nuk do t’i lë në rrugë. Të gjithë do trajtohen me qira disavjeçare derisa të gjendet një zgjidhje.

Tre vjet do t’i paguhet qiraja këtyre njerëzve, pas tre viteve do të kenë prioritet sistemimin me kredi të buta, dhe këta njerëz do të bëhen me shtëpi, nuk po them me vila. Le të gjejnë këta korbat e opozitës nëse kanë bërë një rast të ngjashëm nga 2013-a”, u shpreh Gjiknuri.

Më shumë

spot_img