Një ndërtesë katër-katëshe u shemb në pjesën perëndimore të Rio De Janeiros, ku si pasojë humbën jetën dy persona, mes tyre një foshnje dhe katër të tjerë u shpëtuan nga forcat zjarrfikëse.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm, në një lagje të varfër në Rio das Pedras, ku si pasojë e shembjes së banesës, u dëmtuan dhe dy shtëpi aty pranë.
Më shumë se 100 zjarrfikës dhe punonjës të tjerë të sigurisë publike u angazhuan dhe shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa një burrë, një grua dhe një fëmijë janë ende të zhdukur, thanë autoritetet.