Dy të vdekur dhe shtatë të plagosur kanë mbetur nga shëmbja e një blloku apartamentesh prej 8 katesh.
Ekipet e shpëtimit në Stamboll po punojnë për nxjerrjen e të mbijetuarve nën rrënojat.
Mendohet se ka shumë njerëz të tjerë të bllokuar nën rrënoja në ndërtesën në qytetin Kartal.
Ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi fatkeqësinë e pasdites së të mërkurës.
Sipas guvernatorit, tre katet e sipërme të ndërtesës ishin shtuar ilegalisht.