Hapësire reklamuese

Bota

Shembet miniera nga përmbytja, 7 minatorë mbeten të bllokuar brenda galerisë

Shkruar nga Newsbomb
Shembet miniera nga përmbytja, 7 minatorë mbeten të bllokuar

Shtatë punëtorë janë bllokuar në një minierë qymyri në veri Meksikës.

Mediet e huaja raportojnë se miniera në qytetin Coahuila u shemb ditën e djeshme, ndërsa brenda galerisë kanë mbetur të bllokuar 7 minatorë.

Sipas hetimeve, shkak për shembjen e minierrës është bërë përmbytja, tha  shefi i departamentit të punës të Coahuila.

Ekipet e kërkim-shpëtimit janë ende në zonë, pasi janë duke kërkuar për minatorët e zhdukur, ndërsa të tjerët janë shëruar dhe aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spital.

Presidenti i Meksikës Andres Manuel Lopez Obrador tha se ai kishte caktuar personel nga ministritë e sigurisë, punës dhe mbrojtjes civile në zonë për të ndihmuar Gardën Kombëtare dhe ushtrinë.

“Ne jemi duke kërkuar dhe në koordinim me autoritetet komunale dhe shtetërore.Shpresojmë që kërkimi të jetë i favorshëm për familjet dhe për të gjithë”, tha ai përmes një postimi në Twitter.

Sondazh

Poll