Hapësire reklamuese

Bota

Shembet kantieri i ndërtimit në Itali, humbin jetën 5 punëtorë

Shkruar nga Newsbomb
Shembet kantieri i ndërtimit në Itali, humbin jetën 5

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën e djeshme në Firencë të Italisë.

Në kantier ndërtimi është shembur duke lënë të paktën pesë punonjës të vdekur dhe tre të plagosur. Mediat në Itali raportojnë se kantieri ku po punohej për ndërtimin e një supermarketi është shembur kur një kollonë betoni ra duke bërë që të rrëzohej tavani dhe të zinte poshtë punëtorët e kantierit.

Burime zyrtare nga Toskana kanë konfirmuar deri më tani se numri i viktimave është pesë.

Aktualisht janë gjetur trupat e katër të vdekurve, ndërsa po punohet për gjetjen nën rrënoja të trupit të viktimës së pestë.

Në mesin e viktimave janë një shtetas italian 60-vjeçar, Luigi Coclite, ndërsa të tjerët janë me origjinë nga Afrika e Veriut. Tre të plagosurit janë të gjithë me origjinë nga Rumania.

Pas incidentit tragjik, Prokuroria në Firenze nisi hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa kantieri i ndërtimit është vënë nën sekuestro.

Ndërkaq ka rezultuar se kompania kliente dhe kontraktori i punimeve janë të njëjtë me ata që u përfshinë në një incident që ndodhi në kantierin e një supermarketi tjetër në Genova më 10 shkurt 2023 .

Në atë rast tre punëtorë u plagosën kur një platformë parkimi u shemb.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese