Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
73 %
0kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
40 °
Sht
34 °
E martë, 27 Korrik, 2021

Shembet galeria e minierës në Martanesh, dyshohet për disa minatorë të bllokuar brenda

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Disa minatorë dyshohet se janë bllokuar brenda një galerie në zonën e Martaneshit. Paprakisht, bëhet me dije se galeria e një prej minierave të zonës është shembur.

Për pasojë, punëtorët që kanë qenë brenda, dyshohet se janë të gjithë të bllokuar. Katër autoambulanca janë nisur drejt vendngjarjes, për të dhënë ndihmën e parë.

Burimet bëjnë me dije se ka qenë një telefonatë nga personat pranë minierës të cilët kanë kërkuar ndihmë nga spitali i Bulqizës dhe menjëherë autoambulancat janë nisur drejt minierës. Raportimet janë të paqarta për shkak të zonës së thellë ku ndodhet miniera.

Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me shembje të galerisë së minierës apo rrjedhje gazi, ndërkohë që specialistët e zonës kanë thënë se në minierat e Martaneshit nuk ka prezencë gazi që të mund të shkaktojë shpërthim.

Më shumë

spot_img
spot_img