
Moti i keq, përveç bllokimit të akseve rrugore për shkak të reshjeve të borës, ka sjellë dhe shëmbjen e fasadës të një pallati në Milot.
Mësohet se si pasojë e shembjes nuk ka patur persona të plagosur, ndërkohë raportohet se kjo godinë ishte restauruar vetëm pak muaj më parë si pjesë e programit të rindërtimit nga tërmeti i vitit 2019.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe deputeti demokrat Kastriot Piroli, i cili përmes një postimi në “Facebook”, i ka bërë thirrje Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që të nisë menjëherë hetimet.
“Dëshmia e korrupsionit dhe babëzisë së kryetares së Bashkisë Kurbin. Miliona euro të hedhura në Kurbin që pas termetit të nëntorit të 2019 dhe fasadat që shemben duke rrezikuar jetën e banorëve të qytetit të Milotit. Ky standart dhe cilësi punimesh është përdorur në të gjitha fasadat e pallateve në Kurbin. I bëj thirrje SPAK të nise hetime të menjëhershme”, shkruan Piroli.