Tirana
few clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
88 %
1kmh
20 %
Sht
27 °
Die
22 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
24 °
E shtunë, 1 Tetor, 2022

“Shembën në mes të natës Teatrin Kombëtar”, Meta: Akt kriminal që ende sot mbetet pa përgjegjës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar shembjen e Teatrit Kombëtar dy vite më parë në Tiranë.

Kreu i shtetit me anë të një postimi në rrjetet sociale thotë se dy vite më parë në mes të pandemisë u shemb godina historike e Teatrit Kombëtar.

Meta ndër të tjera shkruan se akti kriminal ende sot nuk mban përgjegjësi askush për shkeljet ligjore dhe kushtetuese.

“Si sot, dy vite më parë, nëpërmjet një akti kriminal në mes të errësirës dhe në kulmin e pandemisë, u shemb barbarisht në zemër të kryeqytetit, godina historike e Teatrit Kombëtar.

Mirënjohje për të gjithë artistët jonkonformistë, gazetarët e pavarur, intelektualët dhe qytetarët e shumtë, të cilët edhe pse të tradhëtuar pabesisht nga lidershipi opozitar, u shndërruan në simbole frymëzuese të rezistencës ndaj arbitraritetit, korrupsionit dhe dhunës shtetërore, duke zgjuar ndërgjegjen shoqërore për rrezikun që kërcënon trashëgiminë kulturore kombëtare.

Akti kriminal që ende sot mbetet pa përgjegjës për shkeljet ligjore dhe kushtetuese, për shkeljen e Konventave Ndërkombëtare ku vendi aderon, si dhe për falsifikimet e zyrtarëve në të gjitha nivelet, tregon se sa e pavarur është drejtësia shqiptare që për dy vite jo vetëm nuk ka shpallur një fajtor, por as ka dhënë një përgjigje mbi arsyet e emergjencës të shembjes barbare të Teatrit Kombëtar” tha Meta.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img