Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

“SHELL” i jep fund të gjitha sipërmarrjeve të përbashkëta me kompaninë ruse të gazit Gazprom

Shkruar nga Newsbomb
“SHELL” i jep fund të gjitha sipërmarrjeve të

Kompania britanike e karburanteve, “Shell PLC” deklaroi ditën e sotme se do të largohet nga sipërmarrjet e përbashkëta me gjigantin shtetëror të gazit natyror të Rusisë, Gazprom, dhe subjektet e lidhura me to.

“Ne jemi të tronditur nga humbja e jetëve në Ukrainë, të cilën ne e konsiderojmë si rezultat i një akti të pakuptimtë të agresionit ushtarak që kërcënon sigurinë evropiane”, tha në një deklaratë shefi ekzekutiv i Shell, Ben van Beurden.

"Në diskutim me qeveritë anembanë botës, ne do të punojmë gjithashtu përmes implikimeve të detajuara të biznesit, duke përfshirë rëndësinë e furnizimeve të sigurta të energjisë në Evropë dhe tregje të tjera, në përputhje me sanksionet përkatëse”, shtoi ai.

Shell vlerësoi asetet e saj në sipërmarrjet me Gazprom në rreth 3 miliardë dollarë në fund të vitit 2021, teksa pritet që dalja nga sipërmarrjet e përbashkëta të sjellë edhe në zhvlerësim të aksioneve të Shell.

Vendimi i Shell pason vendimin e BP PLC, e cila vendosi të tërheqë pothuajse 20% të aksioneve të saj në gjigantin e naftës të kontrolluar nga qeveria ruse, Rosneft.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll