Hapësire reklamuese

Politikë

Shehajt, dhuron dy respiratorë për të sëmurët me Covid-19 në Sanatorium

Shkruar nga Newsbomb

Sipërmarrësi dhe politikani Agron Shehaj bëri me dije se do dhurojë 2 respitatorë për spitalin e Sanatoriumit ne Tiranë, i cili po përballet me koronavirusin dhe ka nevojë emergjente për pajisjet mjekësore.

Gjatë një lidhje me emisionin Opinion, Shehaj tha se ka porositur respiratorët të vijnë sa më shpejt në Shqipëri, pavarësisht se gjetja e tyre në këto ditë të vështira i ka kthyer këto pajisje mjaft të kërkuara dhe të shtrenjta, por mjaft të nevojshme për të shpëruar jetë.

“Duke menduar se çfarë mund bëja dhe të ndihmoja këto ditë, pyeta në Sanatoriumin e Tiranës dhe me thanë që kanë nevojë të jashtëzakonshme për respiratorë. Cështja e respiratorëve është kthyer në cështje jetë a vdekje. Mjekët janë përballë zgjedhjes se kë duhet të lejojnë të jetojë dhe kë të vdesë, pikërisht për mungesë të respiratorëve. Ndaj kam vendosur të fal 2 respiratorë spitalit të Senatoriumit.

Sot ata kanë vetëm 4 te tillë dhe është një numër shumë i vogël. Respiratorët i kam porositur. Po mundohem që ata të vijnë sa më shpejt në Shqipëri sepse kriza e Covid-19 i bën shumë te nevojshëm”, tha Shehaj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.