Tirana
few clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
88 %
1kmh
20 %
Sht
27 °
Die
22 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
24 °
E shtunë, 1 Tetor, 2022

Shehaj: E paimagjinueshme si kryeministri krenohet me arritjet në turizëm, një ditë pas vrasjes së 7-vjeçares nga punonjësi i policisë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj thotë se është ndjerë “i neveritur” me deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili tha sot se ky vit ishte më i rregullti dhe më i sigurti për turizmin në Shqipëri.

Përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale Shehaj thotë se është e paimagjinueshme se si kryeministri Rama, një ditë pas vrasjes së 7-vjeçares nga një punonjës police, krenohet për arritjet në turizëm.

“Pas tragjedisë së Himarës, vendosa të mos reagoj në respekt të dhimbjes së familjes. Por pasi dëgjova kryeministrin që tha me pafytyrësinë më të madhe që ky na paska qenë viti më i mirë, më i rregullt dhe më i sigurtë, u ndjeva thellësisht i neveritur. Është e paimagjinueshme se si një kryeministër, në vend që të kërkojë ndjesë ose minimalisht të heshtë, krenohet për arritjet në turizëm, një ditë pasi në Himarë një vajzë 7-vjeçare është vrarë nga një punonjës policie.

Kjo është një shfaqje arrogance dhe mungesë respekti për prindërit e viktimës, e paimagjinueshme dhe e papranueshme. Duhet t’i japim sa më shpejt fund këtij modeli qeverisjeje. Sa më shpejt dhe përfundimisht”, shprehet deputeti Shehaj në rrjetet sociale.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img