Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shefja e OSBE: Takova Gjiknurin dhe Alibeajn, pres të punojnë për Reformën Zgjedhore

Shkruar nga Newsbomb
Shefja e OSBE: Takova Gjiknurin dhe Alibeajn, pres të punojnë për
Clarisse Pasztory, shefja e Prezencës së OSBE në Tiranë, njofton se është takuar këtë të martë me dy bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj. Pas shumë muajsh bllokim të punimeve, drejtuesja e OSBE thotë se pret nga dy bashkëkryetarët që të rifillojnë punën të premten, më 19 Janar, dhe të përshpejtojnë procesin në javët e ardhshme, të ndihmuar dhe nga ekspertiza ndërkombëtare. Lexo edhe: Zbulohet data, kur pritet të mblidhet Komisioni i Reformës Zgjedhore "Takova sot bashkë-kryetarët e komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj. Mirëpres rifillimin e punës të premten dhe përshpejtimin e saj javët e ardhshme, me ndihmë e ekspertizë nga Prezenca e OSBE në Shqipërisë dhe OSCE/odihr. Vijojmë takimet gjithëpërfshirëse për këtë reformë të rëndësishme", shkruan Clarisse Pasztory. Më herët, gjatë ditës së sotme është njoftuar se Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore pritet që të mblidhet ditën e premte, 19 janar, në orën 11:00. Ky Komision do të drejtohet nga dy bashkëkryetarët, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj. Lexo edhe: “Reforma Zgjedhore”, Basha falenderon aleatët, SHBA dhe BE: Nuk jemi ndërmjetësues

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese