Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
1.5kmh
0 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
37 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Shefja e Infektivit: Janë shtuar pacientët që vijnë në spital, s’po respektohen masat; E konfirmon kreu i Urgjencës: Bashkitë e vogla kanë numrat të lartë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

888c72fc5752e9d5869e0a45a7d371e6

Shefja e Spitalit Infektiv Najada Çomo është shprehur se në ditëte  fundit është shtuar numri i personave të prekur me Covid-19 dhe për pasojë dhe numri i atyre që mbërrijnë në spital. Sipas saj, qytetarët s’po respektojnë masat.

“Është shtuar nurmi i personave të infektuar, personave të sëmurë dhe për pasojë numri i personave të shtruar në spitale. Ata janë të gjendjes mbi të moderuar. Kjo shifër tregon një trend në rritje.

Kemi persona të të gjitha moshave në spital. Nga mosha 30 deri në 90 vjecare. Mosha më e prekur është mosha 50 dhe 60 vjecare. Por edhe moshat më të reja paraqesin forma të rënduara.  Duhet të ruhet distanca dhe të mbahet maska”, tha Çomo.

Ritjen e rasteve me Covid-19 e ka konfirmuar dhe kreu i Urgjecës Kombëtare Skënder Brataj, i cili ka thënë se Bashkitë e vogla kanë incidencë tëë lartë.

“Në 24 orët e fundit kemi një rritje, pavarësisht numrit të thirrjeve qe janë rreth 2000. Janë bërë 443 vizita në shtëpi. Vizita vetëm për covid-19 janë 156, nga të cilat 67 kanë përfunduar në spital. Më shqetësues është rasti i ditëve të fundit. Bashkitë e vogla po dalin me një incidencë më të madhe. Me lëvizjen e njerëzve, edhe aty kemi shtim të numrit”, tha Brataj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img