Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
88 %
1.5kmh
0 %
Hën
14 °
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
E hënë, 18 Tetor, 2021
spot_img

Shefja e Byrosë së Hetimit thirrje hetuesve: Aplikoni! Duam më të mirët

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

91968cf4178264161aa6c31fd0ac593d

Shefja e  Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) Aida Hajnaj u bën thirrje gjithë hetuesve që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e “FBI-së shqiptare”.

Hajnaj thekson se procesi i përzgjedhjes së kandidatëve do të jetë i drejtë, objektiv dhe transparent, ndërsa shton se BKH-ja kërkon më të mirët.

Mesazhi i Hajnaj:

Për Aplikimet për pozicionin e lirë të Hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH-së)

Falenderoj kandidatët që kanë aplikuar deri në datën 18.09.2020.

Do të doja të ritheksoja edhe një herë që aplikimi për Pozicionin e Lirë të Punës për “Hetuesin” e BKH-së është një mundësi shumë e mirë për t`u zgjedhur si pjesë e ekipit të ri që do të punojë ngushtësisht dhe nën drejtimin e Prokurorëve të Posaçëm për të hetuar veprat penale në fushën e korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe do të garantojë një strukturë të pavarur nga çdo ndikim i paligjshëm, i brendshëm apo i jashtëm.

SPAK ju bënë thirrje të gjithë kandidatëve ose kandidateve që demonstrojnë lidership, integritet, profesionalizëm dhe që plotësojnë kriteret e përcaktuara në Ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar” të aplikojnë për këtë pozicion pune, para datës 29 shtator 2020. Shkoni tek njoftimi për këtë pozicion të lirë pune në ëebsite-in e BKH-së dhe ndiqni udhëzimet.

Ju sigurojmë që procesi i përzgjedhjes do të jetë i drejtë, objektiv dhe transparent.

Ne duam të përzgjedhim kandidatët/et më të mirë.

Ju inkurajoj të aplikoni.

Aida Veizaj (Hajnaj)

Drejtues i Byrosë Kombëtare të Hetimit

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img