Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
29 %
4.6kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Shefja e BE-së kritikon AstraZeneca: Ka dështuar me ritmin e fushatës së vaksinimit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

cc719d482c3ac4e2392372d726b0e1c0

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen, kritikoi sot prodhuesin anglo-suedez të vaksinave AstraZeneca.

Shefja e KE akuzoi kompaninë farmaceutike për shtyrje të fushatës së vaksinimit kundër koronavirusit në Evropë. Ajo paralajmëroi se Bashkimi Evropian po peshon mundësinë e ndalimit të eksporteve, si masë për të siguruar furnizim me vaksina, raporton VOA.

“AstraZeneca fatkeqësisht ka nën prodhim dhe ka dështuar të përmbushë deyrimet e saj, dhe kjo, e them me dhimbje, ka ulur shpejtësinë e fushatës së vaksinimit”, u tha gazetarëve Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Von Der Leyen shtoi se kompania u zotua fillimisht të jepte 90 milionë doza vaksinash në tre muajt e parë të 2021, por më vonë tha se mund të siguronte vetëm 40 milionë, dhe së fundmi vetëm 30 milionë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img