Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shefi RENEAS flet pas arrestimit: Paratë i kam të justifikuara, nuk jam pjesë e asnjë grupi kriminal! Thirret në polici dhe miku biznesmen

Shkruar nga Newsbomb
Shefi RENEAS flet pas arrestimit: Paratë i kam të justifikuara, nuk

Altin Morina mohon të jetë pjesë e ndonjë grupi kriminal dhe thotë se paratë me të cilat është arrestuar dje në makinë, i ka të gjitha të justifikuara. Shefi i Stërvitjes në Repartin Special RENEA, u prangos me 113 mijë euro, rreth 290.00 lekë të rinj dhe 80 paund.

Prokuroria e Tiranës është duke e hetuar Morinën për vepra penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Megjithëse tre akuzat janë të rënda, Altin Morina është shprehur se paratë i ka nga biznesi dhe të justifikuara, duke mohuar dhe përfshirjen në ndonjë grup kriminal, siç është raportuar këtë të mërkurë në media.

“Paratë janë të justifikuara dhe vijnë nga biznesi. Janë tërhequr në bankë dhe i kam marrë për hallet e mia. Nuk kam kryer asgjë të jashtëligjshme dhe nuk jam pjesë e asnjë grupi kriminal", është shprehur Shefi i Stërvitjes në Repartin Special RENEA.

Sipas Altin Morinës, paratë sapo i kishte marrë nga një mik i tij biznesmen në zonën e Kodrës së Diellit. Policia ka thirrur për verifikim dhe biznesmenin që është përmendur nga efektivi i Forcave Speciale, por emri i tij dhe qëndrimi që ka mbajtur nuk dihen ende.

43 vjeçari me banim në Tiranën pritet të dalë nesër para togave të zeza për t'u njohur me masën paraprake të sigurisë. Kërkesa e Prokurorisë pritet të hedhë dritë mbi origjinën e parave dhe shkakun e vërtetë të ndalimit të Altin Morinës.

[gallery link="none" columns="1" size="full" td_select_gallery_slide="slide" ids="681398,681399,681401,681402,681403"]

Lexo edhe: “Është miell buke, jo kokainë”, detaje nga prangosja e shefit të RENEAS, Altin Morina dyshohet se ishte pjesë e grupeve të drogës

Lexo edhe: Shefi RENEAS prangoset nga “Shqiponjat”, me Audi luksoz në Tiranë dhe me 100 mijë euro në qese plastmasi (EMRI)

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed