Shefi i Sigurisë së Mark Zuckerberg akuza për komente raciste dhe homofobe

Publikuar tek: bota, më 22:46 01-06-2019 Shefi i Sigurisë së Mark Zuckerberg akuza për komente raciste dhe homofobe CEO i Facebook, Mark Zuckerberg

Shefi i sigurisë personale të Mark Zuckerberg është dënuar me orë pune të detyruar administrative nga gjykata, pasi stafi akuzon truprojën për ngacmime seksuale dhe për bërjen e komenteve homofobike dhe raciste ndaj gruas së Zuckenberg.

Dy ish-punonjës pretenduan se Liam Booth, shefi i sigurimit të Zuckerberg, kishte ofenduar personelin e familjes me anë të komenteve raciste sipas Business Insider, i cili së pari i raportoi akuzat. Punonjësit gjithashtu thanë se Booth bëri shaka homofobike dhe raciste me gruan e Zuckerbergut, Priscilla Chanin, duke përmendur racën e saj aziatike.

Shpenzimet e kompanisë për sigurinë e Zuckerbergut kanë vazhduar të rriten me miliona çdo vit. Facebook ka shpenzuar 9.96 milionë dollarë për sigurinë e Zuckerberg vitin e kaluar, sipas dosjeve të të dhënave.

Kjo përkthehet ndryshe në më shumë se 27,000 dollarë në ditë. Si CEO ekzekutiv i Facebook, Zuckerberg gjithashtu merr një shtesë vjetore prej 10 milion dollarësh për të mbuluar shpenzimet e sigurisë për veten dhe familjen e tij.

Lajmet e fundit rreth Zuckerbergut vijnë pasi ky i fundit arriti që në takimin vjetor të Facebook që u zhvillua këtë të enjte, të merrte votëbesimin e aksionerëve të kompanisë si kryetar dhe si CEO ekzekutiv. Duke qenë se Zuckenberg zotëron shumicën e aksioneve, me të drejtë vote arrin të hedhë poshtë çdo ndryshim drastik në kompani.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Po ngjiteshin në Himalaje, zhduken tetë alpinistët
SHBA do të ulë numrin e mbrojtjes për fëmijët që kalojnë kufirin me Meksikën »
Article Logic
Execution time: 0.011255979537964
array(1) { ["section"]=> string(81) "shefi-i-sigurise-se-mark-zuckerberg-akuza-per-komente-raciste-dhe-homofobe-166587" }