Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Brigade Arben Voke Kingji betohet tek Presidenti

Shkruar nga Newsbomb
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-ve, Gjeneral Brigade Arben Voke Kingji, ditën e sotme është betuar para presidentit të Republikës, Bajram Begaj.

Në ceremoninë e betimit, pas ekzekutimit të himnit kombëtar, u lexua dekreti i emërimit të Presidentit të Republikës.

Gjeneral Brigade Arben Voke Kingji, me dorën mbi Kushtetutë, u betua solemnisht se : Do t’i bindem Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, do t’i shërbej me ndershmëri vendit tim dhe do të mbroj interesat e Republikës së Shqipërisë.

Begaj i dorëzoi dekretin e emërimit dhe i uroi Shefit të Shtabit të Përgjithshëm Kingji punë të mbarë dhe suksese në detyrën e rëndësishme në krye të Forcave të Armatosura shqiptare.

Në ceremoninë e betimit ishin të pranishëm oficerë madhorë të Forcave të Armatosura.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu