Hapësire reklamuese

Politikë

Shefi i politikës së BE telefonon Edi Ramën: Sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë janë të papranueshme!

Shkruar nga Newsbomb
Shefi i politikës së BE telefonon Edi Ramën: Sulmet kibernetike
Josep Borell, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, ka telefonuar mbrëmjen e sotme kryeministrin Edi Rama. Qëllimi i bisedës telefonike, thotë ai, kanë qenë sulmet kibernetike të muajve të fundit. Borell i konsideron si të papranueshme sulmet kibernetike ndaj vendit tonë dhe thotë se Bashkimi Evropian qëndron në krah të Shqipërisë për rritjen e mbrojtjes për sulme të tilla. “Bisedova me kryeministrin Edi Rama sot për sulmet e fundit kibernetike që kanë goditur Shqipërinë. Këto kërcënime ndaj integritetit dhe sigurisë së Shqipërisë dhe përpjekjet për të minuar institucionet dhe shoqëritë demokratike janë të papranueshme. BE do të qëndrojë në krah të Shqipërisë në rritjen e mbrojtjes kibernetike”, shkruan Borrell.  

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese