Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
2.1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
31 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
24 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

Shefi i Pentagonit konfirmon vdekjen e djalit të Osama bin Laden

spot_img

Lajme të ngjashëm

b692fb1cc47ddc9d94d9c2df197fc236

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper ka konfirmuar vdekjen e Hamza Bin Ladenit, djalit të themeluesit të grupit, Al-Kaida, Osama bin Laden.

 

“Kështu kam kuptuar unë”, ka thënë Esper në një intervistë për Fox News, kur është pyetur nëse Hamza Bin Laden është i vdekur, transmeton agjencia e lajmeve, AFP.

“Nuk kam detaje për këtë rast. Edhe nëse do të kisha, nuk jam i sigurt nëse do të mund t’i ndaja me ju”, ka shtuar ai.

Mediat amerikane kanë raportuar në fillim të muajit gusht se bin Laden është vrarë në dy vjetët e fundit në një operacion që ka përfshirë Shtetet e Bashkuara, dhe zyrtarë të inteligjencës.

Mirëpo presidenti amerikan, Donald Trump dhe zyrtarë tjerë të lartë kanë refuzuar të konfirmojnë apo mohojnë një gjë të tillë publikisht.

“Nuk dua të komentojë këtë gjë”, ka thënë Trump kur është pyetur nga gazetarët, shkruan Rel, transmeton Newsbomb.al. 

Departamenti amerikan i Shtetit pati ofruar miliona dollarë për ata që kanë informacione rreth vendit ku ndodhet Hamza, fëmija i 15-të, i Osama bin Ladenit.

Ai është konsideruar edhe si “trashëgimtar i xhihadit”, pasi ka bërë thirrje për sulme në Shtetet e Bashkuara dhe shtete tjera.

Këto thirrje kanë bërë që ai të fitojë vëmendjen e ekstremistëve të rinj në Al-Kaida, grup që ka kryer sulmet e 11 shtatorit më 2001 në SHBA duke lënë të vdekur gati 3,000 persona.

Më shumë

spot_img