Tirana
broken clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
100 %
1kmh
75 %
Die
28 °
Hën
27 °
Mar
26 °
Mër
25 °
Enj
24 °
E diel, 19 Shtator, 2021
spot_img

Shefi i OSBE godet opozitën: Dhuna është bërë shumë e mërzitshme, frikësimi i zyrtarëve ndërkombëtarë i papranueshëm

spot_img

Lajme të ngjashëm

d81990e8925eb890914e2b4c5a69a847

Shefi i OSBE, Miroslav Lajçak ka mbajtur ditën e sotme një konferencë të përbashkët në Tiranë me ministrin e Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj.

 

Gjatë fjalës së tij, Lajçak dënoi dhunën në protestat e opozitës. Sipas tij vazhdimi i protestave të dhunshme do të pengojë rrugën e Shqipërisë në procesin e Integrimit.

Po ashtu kreu i OSBE ka komentuar edhe djegien mandateve, të cilën e ka cilësuar se vendim për të ardhur keq. Më tej Lajçak është ndalur edhe tek ngjarja e disa ditëve më parë me Borchardt.

“Dhe dhuna dhe frikësimi i zyrtarëve të organizatave ndërkombëtare shtë e papranueshm. E përbuzimin fuqismisht përpjekjet ndaj institucionit të OSBE dhe falenderojmë qerverinë”, është shprehur ai.

I pyetur nëse duhet të ndërhyjnë ndërkombëtarët për të zgjidhur situatën duke iu referuar edhe asaj që ka ndodhur në vitin 2011, kreu i OSBE u shpreh se kohët kanë ndryshuar.

Më shumë nga fjala e Miroslav Lajçak:

Në vizitën time në Tiranë shpreha mbështetjen tonë të fortë për të falenderuar qeverinë për partneritetin dhe bashkëpunimin shumë të mirë. Jam i bindur se gjatë këtyre 22 viteve në terren, OSBE ka punuar në shumë çështje.

Vizita është e veçantë sepse do të merrni në dorë kryesinë e OSBE nga 1 janari i vitit që vjen. E kemi diskutuar në nivel ekspertësh. Sllovakia është gati tu ndihmojë me ekspertë duke ndarë përvojën tonë me ju dhe për të siguruar vijimësinë. Kemi patur një bashkëpunim shumë të mirë që kur Shqipëria është bërë anëtare e Trojkës. Drejtimi ia vlen politikisht për vendin sepse tregohet progresi. Ndaj uroj suksese. Në vitet e shkuara Shqipëria ka bërë përparim në axhenden e reformave, forcimin e shtetit ligjor dhe median. I inkurajoj autoritetet të vazhdojnë të punojnë për reformat. Shpejtësia, efikasiteti dhe qëndrueshmeria varet shumë nga angazhimi i gjithë aktorëve në Shqipëri.

Institucione të forta, parlament efikas janë gurët themelore të demokracisë. I nxis të gjithë aktorët politikë të angazhohen për forcimin e institucioneve. Në demokraci ka rëndësi zërat kritikë dhe protestat paqësore duhet të respektohen.

Por dallimet duhet të debatohen në parlament. Përshkallëzimi i dhunës është bërë shumë e mërzitshme. Trazirat nuk duhet të zëvendësojnë angazhimin, përkundrazi heqin shancin për dialog.

Vazhdimi i protestave të dhunshme do të pengojë realizimin e përparimit. E vetmja mënyrë për të gjetur zgjidhje është përmes dialog konstruktiv, përfshirë të gjithë palët për të tejkaluar dallimet.

Duhet të them gjithashtu se vendimi për të hequr dorë nga mandatet është për të ardhur keq. Pjesmarrja në institucionet demokratike është e vetmja rrugë e ligjishme. Dhe dhuna dhe frikësimi i zyrtarëve të organizatave ndërkombëtare shtë e papranueshm. E përbuzimin fuqismisht përpjekjet ndaj institucionit të OSBE dhe falenderojmë qerverinë

Isha këtu në emër të BE në 2011 për të zgjidhur ngërçin politik në atë kohë. Mendoj se koha ka ndryshuar. Shqipëria ka ecur përpara. Forcat politike janë të pjekura për të zgjidhur vetë këtë çështje pa ndërhyrje të jashtme.

 

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img