Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
1kmh
0 %
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
24 °
Hën
24 °
E enjte, 6 Tetor, 2022

Shefi i OKB-së thirrje Rusisë dhe Ukrainës: Tregoni ‘frymë kompromisi’ mbi dërgesat e grurit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, i ka kërkuar Moskës dhe Kievit që të tregojnë një “frymë kompromisi” dhe të sigurojnë suksesin e vazhdueshëm të marrëveshjes së drithit, që mundësoi rifillimin e eksporteve të grurit nga Ukraina.

Duke folur në një konferencë për shtyp pas bisedimeve në Lviv me udhëheqësit e Ukrainës dhe Turqisë, Guterres tha se 21 anije ishin nisur nga portet ukrainase sipas marrëveshjes dhe 15 anije ishin larguar nga Stambolli për në Ukrainë për t’u ngarkuar me grurë dhe të tjera e furnizime ushqimore.

Ai shtoi:”Por është vetëm fillimi. Unë u bëj thirrje të gjitha palëve që të sigurojnë sukses të vazhdueshëm.Që nga dita e parë, palët kanë punuar profesionalisht dhe me mirëbesim për të mbajtur ushqimin të rrjedhshëm. Unë apeloj që kjo të vazhdojë dhe të kapërcejnë të gjitha pengesat në frymën e kompromisit dhe të zgjidhin përgjithmonë të gjitha vështirësitë.”

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img