Hapësire reklamuese

Bota

Shefi i NATO-s: Rusia nuk po tërheq trupat nga Ukraina, por po ripozicionohen për të sulmuar

Shkruar nga Newsbomb
Shefi i NATO-s: Rusia nuk po tërheq trupat nga Ukraina, por po

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg  deklaroi sot se ai “pret” veprime shtesë sulmuese ruse që do të "sjellin edhe më shumë vuajtje".

Duke folur në një konferencë shtypi në Bruksel për Raportin Vjetor 2021 të Sekretarit të Përgjithshëm, Stoltenberg tha se sipas inteligjencës, “njësitë ruse nuk po tërhiqen, por po ripozicionohen. 

Rusia po përpiqet të rigrupohet, të rifurnizohet dhe të përforcojë ofensivën e saj në rajonin e Donbasit. Në të njëjtën kohë, Rusia ruan presionin ndaj Kievit dhe qyteteve të tjera.

“Ne mund të presim veprime shtesë që sjellin edhe më shumë vuajtje”, tha Stoltenberg.

“Ne kemi dëgjuar deklaratat e fundit se Rusia do të zvogëlojë operacionet ushtarake rreth Kievit dhe në Ukrainën veriore. Por Rusia ka gënjyer vazhdimisht për qëllimet e saj, kështu që ne mund ta gjykojmë Rusinë vetëm për veprimet e saj, jo për fjalët e saj”, deklaroi Stoltemberg.

Ai i bëri thirrje Rusisë që t'i japë fund kësaj lufte të pakuptimtë, të tërheqë të gjitha trupat e saj dhe të angazhohet në bisedime me mirëbesim.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.