Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka paralajmëruar se janë të gatshëm të veprojnë nëse Rusia do të fillojë ndonjë sulm ndaj anëtarëve të NATO-s.
Ai tha se “Ukraina mund ta fitojë luftën” kundër Rusisë dhe se se hyrja e Finlandës dhe Suedisë në NATO do t’i bënte ato vende më të sigurta.
“Lufta ruse në Ukrainë nuk po shkon siç planifikoi Moska. Ata nuk arritën ta pushtonin Kievin. Ata po tërhiqen nga Kharkiv dhe ofensiva e tyre e madhe në Donbas ka ngecur”, tha ai.