Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Shefi i krimeve në Devoll më dhunoi”, Marsel Buçi denoncon:  E pranishme në komisariat ishte dhe Deizi që qeshte me situatën

Shkruar nga Newsbomb
“Shefi i krimeve në Devoll më dhunoi”, Marsel Buçi

Qytetari Marsel Buçi ka folur në lidhje me konfliktin me “gangsteren” e Bilishtit Deizi Arapi si dhe për dhunën e ushtruar nga shefi i Krimeve ndaj tij.

Ai ka treguar se ka qenë në rrugë kur është përballur me Arapin, që sipas tij ka nisur ta shajë dhe ofendojë.

Buçi ka treguar se ai nuk ka reaguar dhe se më pas është dërguar në Komisariat, ku ishte edhe Arapi, atje ku ka pasur një pëplasje dhe me shefin e Krimeve Pashk Syziu, i cili sipas tij e ka qenë i dehur dhe e ka goditur disa herë fizikisht. Ai tha se kur dhunohej nga Syziu në zyrë ishte edhe Deizi e cila qeshte.

Mbrëmë kam dalë nga shtëpia tek lokali i lagjes, ku më pas kaloi Deizi Arapi dhe dëgjoj që filloi duke më ofenduar e më sharë.

Për ngjarjen kam vënë në djeni shefin e krimeve, e kam marrë në telefon tre herë dhe më ka thënë që nuk kemi mundësi dhe nuk kemi ç’ti bëjmë (Deizi Arapit), nuk ka ligj që të ofendoj dikush dhe ta dënojmë. Më pas më shoqëruan në komisariat, pasi erdhi policia, pa asnjë arsye më ka dhunuar, më ka goditur ku mundej. Nuk di çtë them, një situatë e vështirë.

Nuk arrita të flisja, por sa u ula është ngritur (Shefi i Komisarjatit), bam me grushta, bam me kokë, bam me shkelma. Prezente ishte dhe një punonjëse policie dhe ishte e pamundur për ta ndaluar, nga zhurmat e mëdha ka ardhur një polic i sallës, e falenderoj se më ka ndihmuar. Ka qënë dhe Deizi Arapi në zyrë, argalisej dhe qeshte. Ishte i dehur dhe vinte era alkol.

Më pas ka ardhur avokati im Denis Bylyku, pastaj është qetësuar situata, kam shkuar në drejtori më pas kam bërë kallzim për shefin e krimeve dhe nuk di cte them. Aty shpjegova të gjithë situatën”u shpreh ai për media.

Kujtojmë që shefi i Kimeve në Devoll është pushuar për 3 ditë nga puna deri sa të sqarohet dhe të zbardhet ngjarja në fjalë.

“Gangsterja” e Bilishtit dhe Marsel Buçi përfundojnë në polici, pezullohet nga puna shefi i krimeve

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu