Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shefi i Komisariatit dyshohet se i theu krahun aktivistes së PD, Ardi Veliu urdhëron nisjen e hetimeve

Shkruar nga Newsbomb
Shefi i Komisariatit dyshohet se i theu krahun aktivistes së PD,  Ardi

Ashtu siç njoftoi newsbomb.al më herët, Prokuroria dhe SHÇBA-ja nisin hetimet për ngjarjen e ndodhur sot në Divjakë, ku një aktiviste e PD e identifikuar si Elsa Bita pretendon se shefi i Komisariatit Altin Shehu i ka thyer krahun.

Ndërkohë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu ka kërkuar që të nisin hetimet dhe nga Drejtoria e Standarteve për veprimin e kryepolicit të Divjakës, Altin Shehu.

“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur sot paradite në Divjakë, ku një shtetase pretendon se është dhunuar nga drejtuesi lokal i Policisë, sqarojmë se: Nën drejtimin e Prokurorisë, SHÇBA po kryen veprime hetimore mbi gjithë rrethanat.  Ndërkohë, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ka nisur një hetim administrativ nga Drejtoria e Standardeve Profesionale.

Në fund të gjithë veprimeve hetimore administrative dhe verifikimeve të tjera nën drejtimin e Prokurorisë, do të bëhen publike rezultatet dhe masat e marra mbi rastin. Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për të përmbushur çdo detyrim ligjor, për të garantuar një proces zgjedhor të lirë e të qetë, si dhe rend e siguri publike”, njofton Ministria e Brendshme.

Për këtë ngjarje, ka reaguar më herët dhe kreu i PD Lushnje Saimir Korreshi, i cili ka kërkuar që ngjarja të hetohet sa më parë pasi Policia, sipas tij, është vënë në dispozicion të Erion Braçes.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll