Hapësire reklamuese

Bota

Shefi i inteligjencës estoneze: Rusia do të hyjë në luftë me NATO-n

Shkruar nga Newsbomb
Shefi i inteligjencës estoneze: Rusia do të hyjë në

Shqetësimet se lufta e Rusisë drejt Ukrainës do të vazhdojë dhe do përshkallëzohet është i madh. Nuk janë pak ata që mendojë se ka rrezik se Rusia do nisë një luftë me vendet anëtare të NATO-s.

“Lufta e madhe mes Perëndimit dhe Rusisë rrezikon të shpërthejë në dhjetëvjeçarin e ardhshëm”, - kështu ka deklaruar shefi i zbulimit të jashtëm të Estonisë, Kaupo Rosin.

Ai  u bashkohet zyrtarëve të tjerë të vendeve të NATO-s, të cilët u bëjnë thirrje shteteve të tyre të bëhen gati për të luftuar me rusët.

“Kremlini me shumë gjasa po i paraprin një konflikti të mundshëm me NATO-n gjatë dekadës së ardhshme që mund të ishte një sulm ushtarak në shtetet Baltike apo kudo tjetër.” – tha Rosin.

Shefi i inteligjencës estoneze e konsideron thuajse të pamundur që lufta të nisë brenda pak vitesh, pasi për momentin Moska është e përqëndruar tek Ukraina.

Rosin thotë megjithatë se gjithçka mund të ndryshojë pas rikonfirmimit të Vladimir Putinit për një tjetër mandat si president i Rusisë në zgjedhjet e Marsit të këtij viti, kur nuk përjashtohet mundësia të nisin përgatitje të vrullshme për luftë një luftë të gjatë me perëndimin.

Pak ditë më parë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg u bë zyrtari më i lartë i aleancës që kërkoi të nisin përgatitjet edhe për një luftë të mundshme me Rusinë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese