Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shefi i Antiterrorit jep lajmin e mirë: Kemi identifikuar edhe 4 familje për t’i kthyer nga Siria, tashmë janë dërguar në kampin ROJ

Shkruar nga Newsbomb
Shefi i Antiterrorit jep lajmin e mirë: Kemi identifikuar edhe 4 familje

Shefi i Antiterrorit në Shqipëri, Gledis Nano, i cili ka qenë i përfshirë në misionin e rikthimit të qytetarëve shqiptarë nga kampi Al- Haël ka treguar detaje të misionit të kryer në Siri.

Ai u shpreh në emisionin “Opinion” se janë identifikuar edhe 4 familje të tjera shqiptare që janë transferuar tashmë në kampin ROJ.

“Janë identifikuar dhe 4 familje të tjera, ato janë transferuar në kampin Roxh me kërkesën tonë, si një kamp me sigurinë më të madhe dhe me kushte më të mira. Në takimet me autoritetet lokale, ata i qëndronin shumë të prerë idesë, që të gjithë personat madhorë duhet të hetohen, të verifikohen dhe nëse nuk kanë pengesa penale mund të kthehen”, tha Nano.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, se përse nuk u bë kthimi vetëm për fëmijët, Nano tha:

“Kërkuam të marrim vetëm fëmijët, por kjo nuk është pranuar nga autoritetet. Disa nga nënat e kanë dhënë dakordësinë, por nuk kemi rënë dakord me autoritetet kurde, pasi ata nuk kanë qenë dakord që fëmijët të shkëputen nga nënat”.


Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll