Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
38 %
1.5kmh
0 %
Sht
34 °
Die
33 °
Hën
36 °
Mar
36 °
Mër
37 °
E shtunë, 25 Qershor, 2022
spot_img

Shefi i antimafias në Itali: Shqiptarët menaxhojnë trafikun e drogës, është nënkontraktuar nga “Ndrangheta”

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

“Mafia shqiptare ka nënkontraktuar për menaxhimin e trafikut të drogës nga “Ndrangheta” në Liguria.  Kështu u shpreh Maurizio Vallone, drejtor i Dia-s, në eventin e përurimit të ekspozitës udhëtuese, në Genova, me rastin e tridhjetë vjetorit të departamentit të hetimit antimafia.

“Për më shumë se tridhjetë vjet Liguria ka parë praninë e të gjitha mafiozëve. Por hetuesit arritën të përballonin infiltrimin”.

albsig

spring

“Genova është një port që kohët e fundit ka qenë nën mbikëqyrje të ngushtë nga hetuesit – vazhdoi ai – dhe këtë e dëshmojnë sasitë e mëdha të drogës së kapur. Aty ku ka më shumë kriza, kjo është për shkak se ka më shumë vëmendje. Konfiskimet e fundit në portin e Genovas nuk tregojnë domosdoshmërisht se ka pasur një rritje të tranzitit të drogës në këtë port, por aftësitë hetimore janë përmirësuar.

Në raportin e fundit të Antimafias Italiane, trafiku i drogës mbizotëron në aktivitetin kriminal të rajonit të Ligurias. 60% e operacioneve të kryera gjatë vitit 2021 i përkasin punës së antidrogës territoriale.

“Klanet ndranghetiste të vendosura prej kohësh në territorin ligure kanë shtrirë rrënjë”, thuhet në këtë raport, i cili vijon “e prej vitesh janë baza logjistike për importimin e kokainës. Që prej viteve ’50 ky rajon u bë një vend joshës për krimin e organizuar si për strukturën ekonomike në lulëzim, ashtu dhe për pozicionin gjeografik strategjik si një udhëkryq lidhës me Versiljën, Costa Azzura, Europa e Italia Veriore si dhe me kontinente të tjera për shkak të porteve të pozicionuar në të.”

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img