
Një atentat mafioz ka trondit mbrëmjen e djeshme Milotin, ku u qëllua me breshëri armësh në drejt të një mjeti të blinduar, me të cilin udhëtonin Ylli Brahimi dhe Klisman Preçi. Fatkeqësisht, ky i fundit nuk u mbijetoi plagëve dhe ndërroi jetë te Trauma. Aty ndodhet i plagosur dhe Brahimi.
Gazetari i kronikës Flamur Vezaj, tashmë i larguar nga Shqipëria, ironizon Policinë e Shtetit për këtë ngjarje të dytë që vjen në më pak se një javë. Të dielën e kaluar vendi u trondit nga breshëria e plumbave që i mori jetën tre të rinjve në Fushë Krujë.
Edhe pse u tha se shteti ishte në këmbë pas asaj ngjarje, thotë gazetari, në këtë zonë ndodhi një tjetër atentat. Sipas Flamur Vezajt, kryepolicit Gledis Nano nuk i hapin telefonin disa shefa Komisariatesh pasi i kanë emëruar persona të tjerë në detyrë.
"A me duket apo thane se pas vrasjes se trefishte ne Fushe-Kruje, “kemi nxjerr gjithe strukturat ne zone per te identifikuar autoret! Qe nga Informatoret, inspektoret, agjent e krimeve, zv/shefat/shefat e drejtoret, bashke me FNSH-n e RENEA-an”!!!
Dhe me te gjithe Keta neper kembe (verdall) prap atentat ne ate zone!!?? Keta vrasesit, ose jane trima me pagese te majme, te droguar ose i mbron dikush nga policia e politika!! Po me udhezimet e Gledisit cfare u be, dini gje??? U printuan me shkrese, ishin me sms apo me urdher verbal!??
Ore drejtor, Cfare bejne vartesit se spo te binden me duket, njesoje si ata drejtoret/shefat e Komisariateve qe ste hapin telefonin ( se jane emeruar nga tjeret)! Nuk eshte shenje e mire, mendoje", shkruan gazetari.