Tirana
scattered clouds
17 ° C
17 °
17 °
72 %
2.1kmh
40 %
Enj
22 °
Pre
24 °
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
21 °
E enjte, 6 Maj, 2021
spot_img

SHÇBA zbardh përplasjen në Mamurras: Të afërmit e ish-deputetit u bënë pritë policëve, David Madani nxori armën e shërbimit dhe i paralajmëroi; plagosi Nikoll Fufin dhe dy kolegët

spot_img

Lajme të ngjashëm

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Akesat në Policinë e SHtetit, zbardh ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme në qendër të Mamurrasit, ku u plagosën 2 efektivë policie dhe një shtetas tjetër.

SHÇBA ka arrestuar punonjësin e Policisë që qëlloi me armë (David Madani) dhe plagosi dy kolegët Ilir Zeka e Falamur Lleja, si dhe të afërmin e ish-deputetit Mëhill Fufi, Nikoll Fufin.

SI NDODHI NGJARJA – SHÇBA

Në datë 13 prill 2021 në Qendër Mamurras, rreth orës 13:50, tre shtetas kanë goditur me sende të forta, një punonjës policie, i cili në kushtet e vetëmbrotjes ka nxjerrë armën e shërbimit dhe pasi i ka paralajmëruar ata, ka përdorur armën, në fillim duke gjuajtur në ajër dhe pastaj nga goditja me sende të forta e shtetasve, ka kryer qitje të pakontrolluar duke plagosur shtetasin Nikoll Vorfi (Fufi) dhe dy kolegët e tij, punonjësit e policisë Ilir Zeka dhe Flamur LLeja. Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhen në spital për kurim të mëtejshëm.

Ngjarja ka ndodhur pasi punonjësit e policisë të Stacionit të Policisë Mamurras, në orët e paradites, kanë kryer kontroll në ambjentet e një lokali në pronësi të shtetasit L.F. për aktivitet të paligjshëm në fushën e lojërave të fatit. Gjatë ushtrimit të detyrës punonjësi e policisë kanë hasur në kundërshtimin e shtetasit Nikoll Vorfi (alias M.Fufi), i cili është shoqëruar në ambientet e Stacionit të Policisë Mamurras. Pas sqarimit të situatës, personi është lënë i lirë.

Rreth orës 13:50, kur punonjësit e policisë kishin ndërrruar turnet e shërbimit, dy vëllezërit i kanë dalë përpara punonjësve të policisë me qëllim goditjen me mjete të forta. Ndodhur para këtij fakti, punonjësi i policisë David Madani ka qëlluar me armë duke plagosur personat e sipërpërmendur.

ARRESTIMET

SHÇBA nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin ka kryer veprimet hetimore të nevojshme dhe në 13.04.2021 u bë arrestimi në flagrancë i 3 shtetasve:

–  GJON FUFI (G), 40 vjeç, lindur e banues në Mamurras;

–  NIKOLL VORFI. (alias M.FUFI.), 36 vjeç, lindur e banues në Mamurras;

– RUDOLF. S. (FUFI), 31 vjeç, lindur e banues në Mamurras.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Kanosje për shkak të detyrës” në bashkëpunim.

Nga grupi i posaçëm hetimor u sekuestruan si provë materiale 3 gëzhoja nga arma e zjarrit në posedim të punonjësit të policisë David Madani si dhe automjeti tip “Porsche Cayen” me të cilin udhëtonin autorët e dyshuar të ngjarjes.

Gjithashtu nga tërësia e veprimeve hetimore dhe pasojat e ardhura nga përdorimi i armës së zjarrit, u bë arrestimi në flagrancë i punonjësit të policisë Inspektor D. M., 45 vjeç, me detyrë trupë shërbimi pranë Stacionit të Policisë Mamurras, për veprat penale “Plagosje e rëndë në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” dhe “Plagosje e rëndë nga pakujdesia”.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img