Hapësire reklamuese

Aktualitet

SHÇBA nis procedimin penal për dy zv.drejtorë, dhjetra policë në hetim për vrasjen e Pjerin Xhuvanin

Shkruar nga Newsbomb
SHÇBA nis procedimin penal për dy zv.drejtorë, dhjetra

Shërbimi për Çështjet e Brëndshme dhe Ankesat (SHÇBA) ka nisur procedimin penal për dy zv.drejtorë të policisë së Elbasanit, për vrasjen e Pjerin Xhuvanit që ndodhi më 21 prill.

Bëhet me dije se SHÇBA ka nisur procedimin penal për zv.drejtorët Albert Nushi dhe Niko Pella si dhe për patrullën e policisë.

Hetimet dhe procedimet penale po kryehen pasi ngjarja e rëndë mund të ishte shmangur nëse do të kishte pasur një reagim më të shpejtë nga ana e policisë.

Bëhet me dije se mbi 10 punonjës të policisë dhe dy zv.drejtorë janë nën hetim.

Kujtojmë që Pjerin Xhuvani u vra më 21 prill. Për vrasjen akuzohet Arbër Paplekajt, pjesë e Grupit të PD për Mbrojtjen e Votës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll