Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

SHÇBA-ja heton Policinë e Elbasanit: Mori njoftim për vrasjen e Everest Çakës, nuk shkoi në vendngjarje, reagoi me vonesë, autorët dolën në Kavajë

Shkruar nga Newsbomb
SHÇBA-ja heton Policinë e Elbasanit: Mori njoftim për vrasjen e

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Policinë e Shtetit, nis hetimet për Policinë e Elbasanit, pas ekzekutimit mafioz të Everest Çakës në periferi të qytetit 10 ditë më parë. E plagosur mbeti dhe bashkëshortja e viktimës.

Grupi i SHÇBA-së që heton kolegët në radhët e Policisë, thotë se pas telefonatës që ka shkuar në sallën operative të Policisë së Elbasanit, efektivët kanë shkuar afër vendit të ngjarjes, por jo në lagjen “Skënderbej” ku ishin raportuar të shtënat dhe ndodhi vrasja.

Gazetarja Dorjana Bezat bën me dije se, pas analizimit të rastit ka dalë se efektivët e Policisë së Elbasnait kanë reaguar me vonesë dhe për pasojë u kanë dhënë mundësi autorëve të largohen. Ky reagim i parë i vonuar nga ana e efektivëve ka sjell dhe vonesë në ngritjen e pikave të kontrolllit në hyre-daljet e qytetit.

Kur Policia e Elbasanit ka ngitur kontrolle në rrugët kryesore, autorët kishin mbërritur në Kavajë dhe aty i kanë vënë flakën mjetit që përdorën për të ndjekur dhe më pas vrarë Everest Cakën.

Kujtojmë se, 41 vjeçari Everest Caka u ekzekutua në një atentat me armë zjarri mbrëmjen e 11 majit, teksa po udhëtonte me makinë së bashku me bashkëshorten, e cila u plagos në dorë. Viktima sapo ishte kthyer nga Spanja, ndërsa policia shoqëroi disa persona por pa arritur te autorët.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll