Tirana
scattered clouds
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
75 %
3.1kmh
40 %
Mër
7 °
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
12 °
Die
13 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

SHÇBA arreston efektivin e Policisë Kriminale në Tiranë: Kërkonte dhe merrte para vazhdimisht, për të mos arrestuar personat që ndërtonin pa leje (EMRI)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Policinë e Shtetit, njofton se ka arrestuar efektivin e Policisë Kriminale Levzat Veselaj, pasi ky shtetas ka konsumuar veprat penale të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Korrupsionit Pasiv”.

SHÇBA, thotë se “mbështetur në faktet dhe provat e administruara gjatë hetimeve paraprake të zhvilluara, punonjësi i Policisë Levzat Veselaj, gjatë një periudhe kohore të vazhdueshme, ka kryer veprime aktive, në shpërdorim të funksionit të tij organik, duke kërkuar dhe marrë shuma monetare të paligjshme, në këmbim të premtimit për mosveprimin e strukturave policore për ndërprerjen e paligjshmërisë në fushën e ndërtimeve pa leje.

Vazhdon puna investigative dhe procedurale në lidhje me dokumentimin, sqarimin e pozitës së tij, si dhe identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë veprimtari. Materialet procedurale në lidhje me veprimtarinë kriminale të kryer nga shtetasi i ndaluar i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Njoftimi i plotë i SHÇBA:

Tiranë – Drejtoria Rajonale e Shërbimit për Çështjet e Brendshme Tiranë në bashkëpunim me strukturat e luftës kundër korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, bazuar në kallëzimin e shtetasit E.B., në datë 25 gusht 2021, ndaloi Inspektor L.V., 47 vjeç, me detyrë Nd/Specialist i Policisë Kriminale pranë Komisariatit të Policisë Nr. 6 në Tiranë, për veprat penale të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Korrupsionit Pasiv”, parashikuar nga nenet 248 dhe 259 të Kodit Penal.

Mbeshtetur në faktet dhe provat e administruara gjatë hetimeve paraprake të zhvilluara, punonjësi i Policisë, L.V., gjatë një periudhe kohore të vazhdueshme, ka kryer veprime aktive, në shpërdorim të funksionit të tij organik, duke kërkuar dhe marrë shuma monetare të paligjshme, në këmbim të premtimit për mosveprimin e strukturave policore për ndërprerjen e paligjshmërisë në fushën e ndërtimeve pa leje.

Vazhdon puna investigative dhe procedurale në lidhje me dokumentimin, sqarimin e pozitës së tij, si dhe identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë veprimtari.

Materialet procedurale në lidhje me veprimtarinë kriminale të kryer nga shtetasi i ndaluar i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Duke marre shkas nga ky rast, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit dhe SHÇBA, shpreh mirënjohje ndaj gjithë qytetarëve që kanë ofruar bashkëpunimin për evidentimin e goditjen e paligjshmërive, si dhe mbeten të gatshme në çdo kohë të mirëpresin kallëzimet apo denoncimet e qytetarëve për rastet korruptive që mund të kryhen nga punonjës të veçantë të policisë gjatë ushtrimit të detyrës.

#08009090

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img