Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

SHBA ultimatum Bullgarisë: Keni 40 ditë kohë për të hequr veton ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Shkruar nga Newsbomb
SHBA ultimatum Bullgarisë: Keni 40 ditë kohë për të

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë një ultimatum Bullgarisë dhe presidentit të rizgjedhur Ruman Radev, se duhet të zgjidhin çështjen e vetos për antarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, që njëherësh vetoja penalizon edhe Shqipërinë.

William Keating dhe Claudia Tenny dy anëtar të Komitetit të Politikës së Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA thonë se duhet zgjidhur mosmarrëveshja për veton.

“Bullgaria duhet të zgjidhë përfundimisht mosmarrëveshjen me Maqedoninë e Veriut në mënyrë që Shkupi të fillojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian deri në fund të vitit” ultimatum i dhënë ky nga dy anëtarët.

Lajmi për letrën e SHBA-së për Bullgarinë

Dy anëtarët e Dhomës paralajmërojnë se vonesa në anëtarësimin e Maqedonisë dhe Shqipërisë në BE do të lejojë ndikime anti-evropiane në rajon, veçanërisht nga Rusia dhe Kina. “Pranimi i të dy vendeve është kritik për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor” thuhej në letër.

“Tre vendet e Ballkanit, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia Veriore, janë anëtarësuar me sukses në NATO. Për këto arsye, anëtarët e Kongresit në të dy anët e sallës kanë shprehur mbështetjen e tyre të fortë për integrimin e shpejtë të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”.

Në të njëjtën kohë, anëtarët e Kongresit theksuan se megjithëse Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria i kanë përmbushur kushtet për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Evropian, “mbetet një mosmarrëveshje midis vendit tuaj dhe Maqedonisë së Veriut që po e pengon Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të fillojnë negociatat.

Kujtojmë që në deklaratën e parë si president i rizgjedhur, Ruman Radev  tha Bullgaria do të vazhdojë të mbajë qëndrim mohues sa i takon procesit të Integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Qeveria e re nuk duhet të bëjë lëshime nga pozitat nacionale posaçërisht kur bëhet fjalë identiteti dhe historia bullgare dhe të drejtat e bashkatdhetarëve tanë prapa kufirit” tha ai.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll