Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po konsiderojnë mundësinë e shkurtimit të periudhës së karantinës të koronavirusit.
Sipas një raporti të Wall Street Journal, kjo periudhë duhet të uletë pasi sjellë pasoja të mëdha sociale.
Agjencia thuhet se shpreson që ndryshimi do të frymëzojë më shumë njerëz që të respektojnë udhëzimet. Përfaqësues të agjencisë janë të ndarë në mendimet e tyre.
Disa mendojnë se një periudhë 10 ditore është e mjaftueshme për të larguar Covid-in, ndërkohë ka nga ata që besojnë se karantimi duhet të zgjasë vetëm 1 javë.
Aktualisht në Karantinë përfundon çdo shtetas jo amerikan që futet në territorin e SHBA-së, pa ose me shenja të koronavirusit.